![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/02335C3D-FF9B-4249-9C66-D157AC528D74.jpeg)
VETËM MEDUZA MBETI
04 prill 2022
| 19:03
Yllka Lohaj
Ka ndërruar dashuria
nuk është më
si e Penelopës
as si e Helenës hyjnore.
Vetëm urrejtja mbeti
duke lëmuar gjarpërinjtë
flokëve të Meduzës
Pastaj qau për kokën e saj
e loti i murrmë u ngri brigjeve të universit.