Stavileci: Ministrja e Arsimit me aktakuzë për armëmbajtje, mesazhi më i keq për nxënësit

04 prill 2022 | 19:05

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se aktakuza ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për armëmbajtje pa leje, është mesazhi më i keq që sot mund ta kenë marrë nxënësit e shkollave të Kosovës.

Stavileci ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se në vend që ministrja të ishte shembull i luftimit të dukurive negative, ajo sot i ka dhënë mesazhin më të keq të mundshëm nxënësve në vendin tonë.

“Të gjithë pajtohemi se sot në shkollat tona problemet më të mëdha janë dhuna dhe bullizmi. Dhe, pikërisht ajo që do të duhej të ishte në krye të kauzës kundër këtyre dy dukurive të këqija, sot është protagonistja më e keqe për to. Pra, imagjinoni, MINISTRJA E ARSIMIT KA AKTAKUZË PËR MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE. Fatkeqësisht, për nxënësit tonë, nuk mund të ketë mesazh më të keq sesa ky!”, ka thënë Stavileci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yllka Lohaj Ka ndërruar dashuria nuk është më si e…