Bislim Zogaj: Gjendja e Komplekseve Memoriale e rënduar

04 prill 2022 | 21:30

Zyrtarë të Agjensisë për Menaxhimin e Komplekeseve Memoriale, ditë më parë, kanë deklaruar se gjendja e komplekseve memoriale nuk është e mirë, sepse ka munguar mirëmbajtja.

Për të njoftuar më në hollësi lidhur me gjendjen e objekteve memoriale në studio të RTK-së është ftuar Bislim Zogaj, drejtor i Agjensisë për Menaxhim të Komplekseve Memoriale.

“Si agjensi kemi bërë evidentimin e objekteve të luftës në vitin e kaluar dhe kemi parë gjendjen reale se si është, ku kemi verifikuar se shumë prej këtyre objekteve gjenden në një gjendje jo të mirë dhe, për fat të keq, me mjete që disponojmë, është e pamundur të bëhet renovimi apo mirëmbajtja e tyre”, deklaroi Zogaj.

Më tej, Zogaj njoftoi se si agjensia ka filluar të menaxhojë në mirëmbajtjen e atyre objekteve që janë më kryesore, sepse, siç tha ai, është e pamundur të mirëmbahen mbi 1400 objekte memoriale me një buxhet të shkurtuar të shkaktuar, dihet, nga pandemia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit…