Haxhiu për Thaçin e Veselin: Kemi probleme politike

04 prill 2022 | 21:53

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Prime Time në Kanal10 ka thënë se të gjitha problemet që aktualisht ka Kosova, Qeveria aktuale i ka të trashëguara nga qeveritë e kalauara që kanë udhëhequr deri më tani me vendin, raporton Kanal10.

“Gjithçka që ne e kemi trashëguar dhe që është problem. Ne kemi trashëguar edhe pikërisht nga partitë plitike të cilat kanë qeverisur në Kosovë prej pas luftës. Prandaj, vazhdojmë të kemi probleme politike me këta”, tha Haxhiu.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e fundit të zyrtarëve të PDK-së teksa kanë akuzuar Qeverinë Kurti.

“Sa i përket deklaratës së PDK-së, më duhet të them se problemi qëndron te PDK-ja. Derisa ata sot akuzojnë Qeverinë për diçka të tillë, ata duhet t’i kërkojnë falje opinionit publik për dëmin që ia kanë shkaktuar vendit. Sepse në vend që të fokusoheshim që t’i ngrisim kapacitetet te Prokuroria Speciale, ata e krijuan një instancë, e tash duket se iu ka rënë në mend”, tha Haxhiu në Prime Time.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Hulumtime në Rusi ka lëshuar një deklaratë duke…