Nëse Kurti nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë, deputeti i LV-së: Zero rëndësi ka kjo

05 prill 2022 | 08:27

Deputeti i LV-së, Dimal Basha, thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kjo s’do të ishte problem.

Basha në emisionin DPT te Fidani në T7,  thotë se raportet me SHBA prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.

“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiq, hiq, hiq”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”

“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë Jo, edhe kjo Fidan për me thënë amerikanski direkt “është rren, kanë rrejt””, shtoi ai.

“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.

“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha.

Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.

“Kur të ndodhë (takimi në Shtëpinë e Bardhë), e që unë besoj se do të ndodhë, unë veç po ia lë agjendës së vet”, shtoi Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami shqiptar Ahmed Kalaja ka thënë se ekziston një lutje…