Në tre muajt e parë të këtij viti, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare shënon numër rekord të operacioneve

05 prill 2022 | 10:33

Në tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka shënuar numër rekord të operacioneve.

Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë.

“Janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve të ndryshme. Disa prej këtyre operacioneve shume komplekse dhe jo të punuara më parë, janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava (qarje të venës kryesore të barkut) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum). Në të njëjtën kohë, klinika ka hospitalizuar 350 pacientë dhe ka realizuar 1 mijë e 650 vizita ambulantore”, ka njoftuar SHSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë trupa ruse janë duke u tërhequr nga periferia…