Ligji i pagave, Tahiri kërkon që të raportojë në Komisionin për Administratë ministri Sveçla

05 prill 2022 | 10:45

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar që urgjentisht të vijë për raportim ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ishte vet ministri që pati deklaruar që Ligji i Pagave do të vijë në kuvend në fund të marsit. Tani kur Qeveria e ka kthyer këtë ligj në pikën zero, nuk ka komunikim as kumtesë nga qeveria rreth kësaj çështje me rëndësi jetike për zyrtarët publik”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se fatekeqesisht, agjenda legjislative e qeverisë nuk është asgjë më shumë sesa një listë dëshirash për t’i vendosur disa tema, por pa efekte.

“Qeveria ka parkuar agjendën legjislative, nuk merret me ligje vitale dhe nuk po merret me të!”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiprim Pula - Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare…