Benzema: Me Mbappen do të shënonim dy herë më shumë gola

05 prill 2022 | 11:19

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur për ndeshjen ndaj Chelseat si dhe për mundësinë që të luajë me Kylian Mbappen në Madrid.

Benzema potencoi se i pëlqen të luajë me Mbappen, duke shtuar se me të te Real Madridi do të shnonin dy herë më shumë gola.

“Më pëlqen të luaj me të (Kylian) për ekipin kombëtar dhe do të doja të luaja me të edhe për klubin. Mendoj se do të shënonim dy herë më shumë gola. Ose ndoshta edhe trefish”, u shpreh Karim në intervistën për gazetën franceze.

Sulmuesi iu referua edhe ndeshjes kundër Chelseat.

“Nuk ka asnjë favorit. Shikoni PSG-Real Madrid. Ne ishim favorit në ndeshjen e parë, ndoshta. Dhe në ndeshjen e dytë, PSG ishte bërë ultra-favorite. Kështu që kjo nuk do të thotë asgjë. Chelsea është një ekip shumë i mirë, ne shkojmë atje duke kërkuar një rezultat të mirë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EULEX-i përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur…