Formacionet e mundshme: Benfica – Liverpool

05 prill 2022 | 11:36

Sonte (e martë) skuadra e Liverpoolit është mysafire e Benficës për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje fillon në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “Estadio da Luz”, me The Reds që shihen si favoritë në letër.

Për këtë ndeshje, Benfica do të jetë pa Rodrigo Pinho dhe Lucas Verissimo, që janë të lënduar, ndërsa Adel Taarabt është në dyshime.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp do t’i ketë të gjithë lojtarët në dizposicion dhe do të synojë një rezultat pozitiv.

Formacionet e mundshme:

Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo, Everton, Weigl, Taaarabt, Rafa, Ramos, Nunez.

Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Alcantara, Fabinho, Henderson, Diaz, Salah, Mane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i cili është i martuar me nëntë gra…