Von Cramon për zgjedhjet në Serbi: E papranueshme që shqiptarëve të Luginës t’i mohohet votimi

05 prill 2022 | 15:31

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira dhe as fer.

Ajo në faqen e saj zyrtare në “Twitter” ka shkruar edhe për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe pamundësinë e tyre për të votuar.

Sipas saj, në zgjedhjet në Serbi është parë presioni direkt tek votuesit që punojnë në administratë publike si dhe sulmet fizike siç ishte ai ndaj liderit opozitar, Pavle Grboviq.

Më tutje, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet krah BE-së për sanksionet ndaj Rusisë.

Në zgjedhjet e së dielës në Serbi është raportuar se 6 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës u është mohuar e drejta e votës në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Tri vjet pa heroinën e Kosovës, Fetnete…