Konjufca takohet me ambasadoren e Izraelit, ja për çfarë biseduan

05 prill 2022 | 15:54

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Talar Ziv.

M këtë rast, kryeparlamentari Konjufca e ka uruar ambasadoren Ziv për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese, duke vlerësuar njëherësh jetësimin e misioneve diplomatike si një kapitull të ri me rëndësi të veçantë në avancimin e marrëdhënieve shtetërore, politike dhe ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Më tutje, Konjufca ka vënë në pah raportet miqësore në mes të shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë dhe është shprehur me mirënjohje për kontributin e shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës.

Në takim është shprehur gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe shtetet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi…