Gjimshiti mungon një muaj

05 prill 2022 | 15:57

Lajme aspak të mira te Atalanta pas humbjes ndaj Napolit të Spalletit. Skuadra zikaltër rrezikon që të humbasë Berat Gjimshitin deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj napolitanëve, duke u larguar nga fusha në minutën e 63-të, pas një dëmtimi në shpatull. Testet mjekësore konfirmuan dëmtimin e futbollistit të kombëtares sonë teksa pritet që të mungojë përreth një muaj.

Klubi bergamask nuk ka konfirmuar ende afatin e rikuperimit, por me shumë mundësi futbollisti shqiptar pritet të mungojë në ndeshjet e mbetura. Me Demiral që po rikthehet nga dëmtimi dhe Palominon, Atalanta do të rigjejë edhe Toloin, i cili ka qenë jashtë fushave në javët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…