Krasniqi: Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative

06 prill 2022 | 11:37

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi ka folur pas hapjes së Kuvendit Zgjedhor.

Krasniqi ka marrë një fjalë rasti, teksa ka folur për zgjedhjet për kryetar të FFK-së.

“KOK-u ka ndjekur me vëmendje këtë proces. Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative. Ndodhem këtu për të monitoruar këtë Kuvend, ku shpresoj të shkojë gjithçka mbarë, në suaza të ‘fair-play’. KOK-u do të vazhdojë të ketë raporte të mira me FFK, për të avancuar futbollin si sportin më masiv në vendin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është zgjedhur dje kryetar i…