LDK-ja dorëzon sot kallëzim penal për punësimet e militantëve të LV-së në KEK

06 prill 2022 | 11:51

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dorëzojë sot (e mërkurë) kallëzim penal për konkursin e fundit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë punësuar familjarë të zyrtarëve dhe militant të LV-së.

Kallëzimi do të dorëzohet në orën 14:00 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK. Pas dorëzimit të kallëzimit mbahet konferencë për medie, para Pallatit të Drejtësisë”, ka njoftuar LDK-ja.

Raportohet se mbi 120 familjarë të komisionit vlerësues të KEK-ut dhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje janë punësuar në konkursin e fundit të KEK-ut.

Sipas informatave zyrtare të KEK-ut në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 4 500 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot me ambasadoren…