E la biznesin e shkoi për të luftuar në Ukrainë, ky është vullnetari amerikan

06 prill 2022 | 12:05

Veterani amerikan, James Vasquez aktualisht është duke luftuar në Ukrainë dhe poston rregullisht rrjetet e tij sociale përmbajtje të reja nga fusha e betejës. Në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, Vasquez kishte njoftuar se do ta linte biznesin e tij familjar dhe do të shpërngulej në Ukrainë.

“Është në gjakun e tij – kjo është ajo që i pëlqen ta bëjë. Ai bëri të njëjtën gjë më 11 shtator”, ka thënë gruaja e tij.

Vasquez ishte rreshter në ushtrinë amerikane.

“Unë jam një veteran amerikan. Vendosa të shkoj në Ukrainë dhe të luftoj me ushtrinë ukrainase. Unë do t’i dokumentoj përvojat e mia në ‘Twitter’ dhe kjo është arsyeja pse hyra në ‘Twitter’”, ka thënë Vasquez.

Ai ka postuar një artikull të rremë në llogarinë e vet në “Twitter” një javë më parë ku thuhej se ai kishte vdekur dhe ky ishte komenti: “Më vranë përsëri”.

Vasquez tashmë ka mbledhur afro 243 mijë ndjekës në “Twitter” dhe sipas tij, shumë media duan ta intervistojnë. Kujtojmë, muajin e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje luftëtarëve të huaj që të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre të rrethuar nga agresioni rus.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se mijëra vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë interesuar të luftojnë për Ukrainën. Megjithatë, zyrtarët amerikanë janë dekurajuar qytetarët amerikanë që të udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar.

Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Yevhen Yenin ka thënë se shtetasit e huaj që dalin vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do ta kenë të drejtën e nënshtetësisë ukrainase, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ukrainase “Ukrinform”.

https://twitter.com/jmvasquez1974/status/1509498502333837313?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1509498502333837313%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fe-la-biznesin-e-shkoi-per-te-luftuar-ne-ukraine-kush-eshte-vullnetari-amerikan%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB ka…