Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale

06 prill 2022 | 12:43

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Dy prej tyre kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro, ndërsa e treta marrëveshja për reformimin e ndihmës sociale, e cila është rikthyer për miratim pasi është rrëzuar muaj më parë në Kuvend.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.

Mirëpo sërish kritik ndaj kësaj kredie është shprehur, deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, ka thënë ai, shkruan “Ksp”.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar nga ministri Murati që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera, “siç ka ndodhur në qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai”.

Krahas këtyre, Komisioni ka miratuar miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se Bashkimi…