Haradinaj fton prokurorinë të hetojë fryrjen e faturave të energjisë 

06 prill 2022 | 12:50

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bëtë thirrje prokurorisë që të hetojë siç ka thënë fryrjen e faturave të energjisë elektrike.

Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin e tarifës.

“Ftoj prokurorinë të hetojë fryrjen e faturave të energjisë. Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.  A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.  Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.  Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea dhe Real Madridi do ta zhvillojnë përballjen e parë…