Marrëveshja finale me Serbinë, hapi i parë i anëtarësimit të Kosovës në BE

06 prill 2022 | 13:21

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në BE ka thënë se normalizimi marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret.

Sipas tij, para aplikimit Kosova duhet të që të konsultohet me shtetet anëtare në mënyrë që të arrihet konsensus i përbashkët.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE-ja pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE-së. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë që është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, por hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”.

“Është e rëndësishme që Kosova të lëvizë që aplikacioni të jetë i suksesshëm. Këshilla ime para se të lëvizim duhet të këtë konsultim me shtet anëtare. Duhet t’iu dërgohet ftesa për këtë dhe bëhet me konsensus të shteteve”, ka thënë ai në debatin e organizuar në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan.

Më tutje, Szunyog ka shtuar se BE-ja dëshiron të shohë bashkëpunim rajonal, duke shtuar se iniciativa “Ballkani i Hapur” mund të funksiononte, por ka thënë se Kosova nuk po e ndihmon zhvillimin e proceseve.

“Duhet ta shtyjmë tërë rajonin përpara. BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, por Kosova nuk po ndihmon në zhvillimin e proceseve, duke mos lëvizur në këto marrëveshje për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave. Të njëjtën kohë e kuptoj iniciativa për Ballkan të Hapur është që tre vendet e rajonit dëshirojnë të përshpejtojnë fuqinë e lirë për transportin e mallrave. Ballkani i Hapur mund të funksionojë”, ka thënë ai.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se BE-ja do të vazhdojë përkrahjen e Ukrainës në të gjitha aspektet, duke e quajtur të pajustifikueshëm sulmin e Rusisë, shkruan “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka kërkuar sërish…