Emery nuk trembet nga Bayerni: Ndaj Juves treguan se nuk jemi skuadër surprizë  

06 prill 2022 | 13:50

Skuadra spanjolle, Villarreal do të ketë një punë mjaft të vështirë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur përballë do të ketë kampionët e Bundesligas, Bayern Munchen.

Para kësaj ndeshje, Unai Emery sheh shpresat e veta. Madje, ai nuk dëshiron që skuadra e tij të konsiderohet si befasi, pasi ata tashmë kanë eliminuar Juventusin nga kjo garë.

“Ne dolëm nga një grup ku ishin Manchester United dhe Atalanta, e më pas eliminuam Juventusin në një përballje fantastike. Jemi përballur me kundërshtarë të rëndësishëm në Evropë edhe këtë vit edhe në të kaluarën. Gjithë kjo përvojë nuk na bën të përshtatemi me fjalën ‘surprizë’. Por, duhet të luajmë një ndeshje perfekte”, ka thënë Emery.

Ndeshja mes Villarreal dhe Bayern Munich luhet sonte, me fillim nga ora 21:00, në ‘El Madrigal’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e aktorit, Donald Veshaj me moderatoren Bora Zemani përfundoi,…