Hasbulla: Jam më i famshëm se Ronaldo

06 prill 2022 | 14:24

Hasbulla Magomedov është një fenomen në rrjetet sociale dhe i riu mendon se është më i madh se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo.

19-vjeçari vuan nga një sëmundje që e bën atë të duket më i ri se që është, ndërsa e fitoi popullaritetin online.

Tash, ai i ka më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram. Natyrisht, ai s’mund të krahasohet me Ronaldon, i cili i ka 423 milionë ndjekës. Por, ai nuk e sheh aq të madh yllin portugez.

Duke folur me lojtarin e futbollit amerikan, Caleb Pressley në Barstool Sports, Habulla foli për respektin që e ka për yjet e sportit si Khabib Nurmagomedov e Erling Haaland, por jo edhe për “CR7”, të cilin madje edhe e sulmoi.

“Mua nuk ma ndien aspak për Cristiano Ronaldon. Unë jam më i famshëm se ai”, ka deklaruar Hasbulla.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri foto së fundmi me Abdu Rozik, i njohur si rival i Hasbulla. I riu rus foli në mënyrë nënçmuese për mënyrën se si luan Ronaldo, duke thënë se thjesht “e pason topin”, e cila është një kritikë e re për 37-vjeçarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka sulmuar Atletico…