Ministri i Mbrojtjes pret në takim ish-komandantët e FSK-së

06 prill 2022 | 16:46

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët e FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Mehaj u ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen. Eksperienca e lidershipit madhor ministror dhe ushtarak është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore”, ka deklaruar Mehaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e…