25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK

06 prill 2022 | 16:51

25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, përkatësisht në Klinikën Emergjente, gjatë 24 orëve të fundit.

Brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent).

Stafi mjekësor, ndërkohë, ka realizuar 49 vizita kirurgjike, gjersa në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe Ortopedik kanë marrë shërbime mjekësore 129 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim…