Kjo është heroina e UÇK-së që nuk iu tremb syri nga forcat serbe, e veshur si infermiere hyri në spitalin e Pejës

06 prill 2022 | 19:56

Të ftuar në emisionin n’Demos kanë qenë dy pjesëmarrsit e aksionit diversant i cili kishte ndodhur në spitalin e Pejës në vitin 1998, ish-pjesëtari i UÇK-së, Besnik Shala, si dhe bashkëluftëtari i tij Naim Lushi.

Besnik Shala ekskluzivisht për emisonin n’Demos ka shpalosur detaje të padëgjuara më parë. Para se të hynin në spitalin e Pejës bashkë me Mervete Maksutaj, ata kishin arritur të marrin informacione për bashkëluftëtarin e tyre, Naim Lushi i cili ishte i shtrirë në spitalin e Pejës,

“Ideja për ta larguar Naimin nga spitali ka qenë qysh në fillim, kur na erdhi informacioni që është identifikuar nga forcat serbe që është pjestarë i UÇK-së. Largimi ka qenë i domosdoshëm. Për numrin e personelit të policisë që në atë kohë e ruanin spitalin, dhe kryesisht dhomën e Naimit, e dërguam një bashkëluftëtare tonën, Aferdita Zekaj, e cila ka depërtuar në dhomën e Naimit. Pak a shumë, e kishim një pasqyrë të asaj se qysh duhet vepruar.” ka rrëfyer ai.

Ish-ushtari i UÇK-së, Naim Lushi ka treguar se pasi që forcat serbe e kishin kuptuar që ai ishte pjestarë i UÇK-së, ia kishin ndaluar edhe vizitat familjare. Ai gjithashtu rrëfeu se si kishte hyrë ish-ushtarja e UÇK-së, Aferdita Zekaj, që të marr informacione edhe pse dera e dhomës ku ai po trajtohej ruhej nga policët serbë.

“Një bashkëluftëtare e jona kishte arrit, që të futet në dhomën time. Unë në atë kohë, deri sa isha në spitalin e Pejës i kisha të mohuara edhe vizitat familjare. Askush nga familja nuk kishte drejtë që të më vinte të më shohë. Aferdita Zekaj, bashkëluftëtare e jona, ka arritur të hyjë në dhomën time e veshur me mantil të bardhë, për të marrë informacione. Ajo më ka sjell disa porosi nga bashkëluftëtarët e mij dhe ka marr disa porosi nga unë” ka potencuar Lushi n’Demos.

Ndër të tjera Naim Lushi, tha se ish-ushtarja e UÇK-së, Aferdita Zekaj ka dhënë një kontribut të madh, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta në Ukrainë është në një moment kyç, që mund…