![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/AS-600x360-1.jpg)
Benzema flet pas natës së madhe në Londër
07 prill 2022
| 08:16
Karim Benzema ishte protagonist mbrëmë me një paraqitje mbresëlënëse ndaj Chelseat.
Sulmuesi francez realizoi tre gola në fitoren e Real Madridit me rezultat 3:1 në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish-futbollisti i Lyonit ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjen.
“Po ndihem mirë. Po e shfrytëzoj çdo minutë në fushë. Dua t’i ndihmoj si gjithmonë shokët e skuadrës. Ndihem mirë dhe po zbavitem. Po e shijoj momentin, prandaj edhe gjërat e mira po vijnë”, deklaroi përfaqësuesi francez pas lojës.
“Goli i preferuar? Nuk e zgjedh, më pëlqyen që të tre”, përfundoi Benzema.
Të gjashtë golat e fundit të Real Madridit janë shënuar nga Benzema.