Ka Ferrari dhe Bugatti, por në punë shkon me një makinë të “zakonshme”

07 prill 2022 | 08:25

Quhet Chin Jit Pyng dhe është një biznesmen i suksesshëm në Malajzi. Përveçse është një nga personat më të pasur të vendit, njihet edhe si njeriu me koleksionin më të madh të makinave në Malajzi.

Në koleksionin e tij gjen “xhevahirë” si Bugatti Divo, që kushtojnë rreth 5 milionë euro, por për të shkuar në punë preferon që të përdorë një makinë të rehatshme dhe të “zakonshme”.

“Kam pothuajse 100 makina në koleksionin tim. Mes tyre, 3 Bugatti. I kam blerë përgjatë viteve. Sa herë më ndryshonin shijet, blija të reja”, tregon biznesmeni për “CNA Luxury”.

Në koleksionin e tij ka edhe një Ferrari Enzo apo një McLaren P1, pa përmendur këtu edhe disa Lamborghini, por të bën përshtypje që në punë shkon me një Proton X50, një SUV i prodhuar në Malajzi.

66-vjeçari e shpjegon kështu zgjedhjen e tij: “Është më e lehtë në udhëtim dhe nuk tërheq vëmendjen në rrugë. Kur udhëton me makina të shtrenjta, njerëzit të shohin. Gjithashtu, shqetësohesh më shumë në parking, pasi mund të gërvishten”./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…