Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës

07 prill 2022 | 10:39

Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina dhe Llapi do të përballen në mes vete në kryeqytet në duelin kryesor të kësaj faze, kurse ballafaqimi tjetër është ai në mes të Dritës me Ramiz Sadikut.

Gjilanasit shihen si favoritë për të kaluar në finale, edhe pse duhet të priten dy përballjet pasi, siç dihet, në këtë fazë luhet me sistem vajtje/ardhje.

Fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë dhe për këtë arsye kjo garë është bërë edhe më interesante dhe më joshëse vitet e fundit. Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Llapi.

Kupa e Kosovës

Të enjten takohen:
14:00 Prishtina – Llapi
14:00 Drita – Ramiz Sadiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1944, kur i kishte 18 vjet jetë dhe…