Mallorca merr vendim për Muriqin  

07 prill 2022 | 11:37

Mallorca ka vendosur përfundimisht që mos e blejë kartonin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

“Estadiodepotivo” raporton se klubi spanjoll nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Muriqit për 11 milionë euro, shumë të cilën e ka vendosur Lazio.

Mediumi në fjalë është i sigurt se Muriqi gjatë verës do të rikthehet në Itali pasi kartonin e tij e mban në pronësi Lazio. As klubi italian nuk duket të jetë i interesuar për ta mbajtur 27-vjeçarin. Një opsion për të ardhmen e Muriqit mbetet rikthimi në futbollin turk, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës sa i përket formës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…