UEFA pasqyron rizgjedhjen e Ademit në krye të FFK-së

07 prill 2022 | 12:29

UEFA i ka kushtuar vëmendje rizgjedhjes së presidentit Agim Ademi në krye të FFK-së për mandatin e tij të dytë.

Shtëpia e futbollit evropian me një artikull të veçantë e ka pasqyruar procesin e zgjedhjes së Ademit.

Aty janë veçuar edhe thekse nga fjalimi i presidentit Ademi pasi mori besimin e shumicës absolute të delegatëve, por edhe synimi i tij për masovizimin e mëtutjeshëm të futbollit dhe zhvillimin e tij.

“Këtë mandat të ri nuk e marr si privilegj, por si obligim. Megjithatë, këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju. Unë jam një person futbolli dhe jam i lumtur që ndihem si në shtëpinë time këtu para jush”, janë cituar nga UEFA fjalët e presidentit Ademit para delegatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar të enjten…