Në Prokurorinë Speciale arrin ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

07 prill 2022 | 14:07

Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi ka thënë se nuk e dinë se çfarë është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, por ka bërë me dije se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.

Kujtojmë se ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër e shtatorit të vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së Astrit Deharit”.

“ …Hipoteza e vetëvrasjes së z. Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjorë nuk duket e vërtet. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes se z. Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë,të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…”, është thënë në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.

Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet…