![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/69C4C70A-A926-483D-B8E9-AA2302712A8D.png)
Sulm terrorist në Tel Aviv
07 prill 2022
| 23:31
Të paktën gjashtë persona janë plagosur, pas një sulmi që po raportohet si terrorist në qendër të Tel Avivit.
Sulmi ndodhi në shumë lokacione në rrugën Dizengoff, një hapësirë shumë e frekuentuar dhe e mbushur me restorante dhe bare në qytetin kryesor izraelit.
Në këtë sulm raportohet se kanë marrë pjesë dy persona, të cilët raportohet se janë në arrati.
Ky është sulmi i katër terroristë brenda disa ditësh në Izrael, derisa 11 persona kanë mbetur të vrarë, dy prej tyre janë ukrainas.