Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, afër tij një armë me tri gëzhoja

08 prill 2022 | 11:01

Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në Prishtinë, ku policia vdekjen e tij është duke e vlerësuar si të dyshimtë.

Policia ka njoftuar se në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë me tri gëzhoja.

“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet anëtare në Bashkimin Europian dhe 12 vende të tjera,…