Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan konfiskon dru nga transportuesit dhe prerësit ilegalë

08 prill 2022 | 14:37

Sektori pylltarisë i cili është në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka filluar t’i intensifikojë kontrollet në terren.

Drejtori i kësaj drejtorie, Bajram Isufi, ka bërë të ditur se këtë muaj janë konfiskuar dru nga transportuesit ilegalë dhe prerësit ilegalë të pyjeve.

“Gjithashtu nga muaji janar-mars 2022 sektori pylltarisë ka shqiptuar 117 fletëparaqitje për 196.58 m³, vlera e dëmit në euro 26.318.55 euro, 12 fletëparaqitje penale sasia drunore 49.8 m³ në vlerë 6.474.48 euro. Nga muaji prill tradicionalisht intensifikohet prerja e drunjve nga prerësit ilegalë, për këtë arsyeje edhe sektori pylltarisë ka intensifikuar punën në terren duke qenë në gatishmëri të detyrës gjatë orarit dhe kujdestarive pas orarit”, ka thënë drejtori Isufi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Kurti…