Osmani ndan medalje presidenciale për dramaturgun Nexhip Menekshe

08 prill 2022 | 14:55

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të këtij komunitetit të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi.

Presidentja Osmani ka uruar përfaqësuesit rom në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se Republika e Kosovës është shtet i lirë dhe demokratik në të cilin respektohen standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Sipas presidentes Osmani, komuniteti rom krahas komuniteteve të tjera është pjesë e rëndësishme e diversitetit kulturor të Kosovës dhe se ka dhënë kontribut në procesin e shtetndërtimit të vendit.

“Në Kosovë, të gjitha komunitetet duhet kenë mundësi të barabarta, sikurse edhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Komuniteti rom ka dhënë kontribut në shtetformim, në ndërtimin e fundamentit të shtetit tonë”, ka thënë Osmani.

Me rastin e kësaj dite, presidentja osmani ka dekoruar post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, dramaturgun, gazetarin dhe mësuesin e gjuhës rome,  Nexhip Menekshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të…