Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

08 prill 2022 | 15:19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë 544 raste aktive me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar  gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 raste të reja dhe janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër Covidit, raporton “Epoka e re”.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës. Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër  Covid-19. Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000. Në total numri i rasteve aktive është 544”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…