Interi interesohet për Dybalan

08 prill 2022 | 16:11

Interi ka shfaqur interes për lojtarin e Juventusit, Paolo Dybala. Mediet italiane raportojnë se lojtari ka shumë gjasa të përfundojë te “Nerazzurët”, pasi nuk do të vazhdojë më me “Zonjën e Vjetër”.

Lojtarit i skadon kontrata këtë verë dhe “bardhezinjtë” nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë marrëveshjen e re argjentinasit.

Sipas “FcInterNewsIt”, lojtari refuzon të largohet nga Italia dhe e vetmja skuadër e interesuar për të është Interi.

Rikujtojmë se Interi ishte afër ta transferonte lojtarin edhe gjatë merkatove të kaluara, por ishin drejtuesit e klubit nga Torino që nuk lejuan të forcohet rivali i tyre dhe e anuluan transferimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, ka thënë se shteti i…