Phillips është synim i Unitedit

08 prill 2022 | 16:55

Manchester United ka prioritet për merkaton e verës të nënshkruaj me një mesfushor dhe duket se Kalvin Phillips, lojtari i Leeds United ka “rrëmbyer” vëmendjen e Djajve të Kuq.

Tek United janë të vetëdijshëm që lëvizjet në merkaton e verës do të jenë të kufizuara nëse ata do të dështojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi kjo do të ndikoj vendimet e lojtarëve për të nënshkruar me klubin, por drejtuesit nuk ndalen dhe janë duke negociuar për të nënshkruar me disa lojtarë ku njëri prej tyre është edhe mesfushori Phillips.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit përfundon në vitin 2024 dhe anglezi ka treguar se është një tifoz i madh i Leeds që prej fëmijërisë, por duket se ky fakt nuk përben problem për Djajtë e Kuq të cilët tashmë ja kanë marrë dorën të tërheqin pranë vetes shume lojtarë të ekipit anglez.

Gjithsesi nënshkrimi me mesfushorin anglez nuk do te jetë i lehtë, pasi United do të përballet me konkurrencë nga një sërë klubesh siç janë Aston Villa dhe West Ham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Publike e Maqedonisë ka  njoftuar sot se ka hapur…