Kurti: Është koha që Greqia ta njohë Kosovën

08 prill 2022 | 23:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë e tha gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë.

Sipas Kurtit, njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.

“Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për “Argument…