Ballkani fiton me vështirësi në Klinë, Gjilani bindës ndaj Drenicës

09 prill 2022 | 17:29

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra kryesuese në renditje, Ballkani ka shënuar fitore të vështirë si mysafire në duel me Dukagjinin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për portokallezinjtë nga Suhareka e realizoi Meriton Korenica, në minutën e 81-të.

Skuadra nga Klina luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 63-të pas përjashtimit të Bujar Shabanit me kartonin e dytë të verdhë.

Ballkani tani ka 60 pikë, derisa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 30 pikë. Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka shënuar fitore përballë Drenicës, me rezultat bindëz 5:0. Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të falë autogolit të Shkëlzen Lushtakut. Epërsinë në 2:0 e shtoi Keita Razak në minutën e 42-të.

Ndërkaq në pjesën e dytë futbollistët e Ismet Munishit realizuan edhe tre gola tjerë nëpërmjet Donjet Shkodrës (76′), Blerim Krasniqit (80′) dhe Gerhard Progni (90’+4′). Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet i dyti, me 52 pikë, tetë më pak se Ballkani, kur kanë mbetur edhe 8 xhiro deri në fund të kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United nuk ia ka arritur të fitojë ndaj Evertonit…