Bayerni mezi e mposhti Augsburgun
09 prill 2022
| 17:39
Bayern Munich ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Augsburgut, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola. Ndërkohë, goli i fitores erdhi tek në minutën e 82-të, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Robert Lewandowski.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
Në anën tjetër, Augsburg mbetet i 14-ti me 32 pikë të grumbulluara.