![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/moti-shi-bore.jpg)
Nesër shi e borë
09 prill 2022
| 18:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për ditën e diel.
“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.