Emisari amerikan: Bosnja e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Evropë

10 prill 2022 | 14:47

Gabriel Eskobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Bosnjë e Hercegovina (BeH) është shteti më i korruptuar në Evropë, duke akuzuar politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë në mes të Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e ka sjellë atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i Bosnjës e Hercegovinës, Escobari është përgjigjur “absolutisht po” për “N1” të Kroacisë.

“Nëse shikoni problemet që ka BeH, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të…