Besnik Tahiri në Bllacë ua kujton fëmijëve “holokaustin” e Kosovës
10 prill 2022
| 14:59
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, në 23-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve, i ka dërguar fëmijët e tij në Bllacë për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë.
“Këtë vikend bashkë me Kaonin e Nolin, në 23-vjetorin përkujtimor të dëbimit, holokaustit shqiptar, në vizitë tek memoriali, Bllaca 99, për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë. Mos të harrojmë kurrë se #Bllaca99 është histori e pashlyer e vuajtjeve të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Tahirit: