Pas tri asistimeve që bëri mbrëmë, Messi hyn në histori të Ligue 1

10 prill 2022 | 15:12

Lionel Messi është futur në histori të kampionatit francez, Ligue 1, pasi ka regjistruar tri asistime të shtunën mbrëma.

Paris Saint-Germain (PSG) ka shënuar fitore të thellë mbrëmë në udhëtim te Clermont me rezultatin 1:6.

Messi në këtë ndeshje ka regjistruar tri asistime. Argjentinasi ka asistuar dy herë për Kylian Mbappen dhe një herë për Neymarin.

Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ishte hera e dytë brenda këtij sezonit që kompleton het-trik me asistime në një ndeshje.

Kësisoj, 34-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të Ligue 1 që ka regjistruar së paku tri asistime në dy ndeshje të ndryshme brenda një sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…