Mozzik shkon në Hagë, e takon Veselin: I fortë guri, i pathyeshëm gjithmonë

10 prill 2022 | 16:06

Reperi i njohur kosovar Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Lajmin e bëri të ditur vet ai nëpërmjet rrjeteve sociale.

Reperi tha se Veseli është i fortë guri dhe i pathyeshëm.

“I fortë guri , i pathyeshëm si gjithmonë. Historia që po e përcjellë Kadriun dhe shokët e tij,shpresoj që një ditë të merr kahje të duhur. Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë”.

Mozzik tha se ka takuar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se keni të fala nga të gjithë. “Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron votoi të dielën, pasi ai po…