Doktor Krasniqi vdiq nga sulmi në zemër

10 prill 2022 | 16:22

Doktori Muharrem Krasniqi, vdiq mbrëmë nga sulmi në zemër derisa ishte duke kujdestaruar në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Kështu u tha për Klankosova.tv në një përgjigje me shkrim nga ky spital. “Me datën 09 prill, dr. Muharrem Krasniqi, ka qenë kujdestar në Spitalin “Sheikh Zayed”, ai ka pësuar sulm kardiak. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit, ku edhe është konstatuar vdekja”.

Me këtë rast menaxhmenti dhe kolegët shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit.

“Me këtë rast, Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri i shpreh ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve të dr. Muharrem Krasniqit”.

Nga ky institucion u theksua se doktori tanimë i ndjerë ishte mbështetje e madhe, komunikativ dhe i respektueshëm për kolegët.

“Dr. Krasniqi ka mbajtur kujdestari në Spitalin që prej disa muajsh dhe ka qenë mbështetje shumë e madhe për neve si Spital e në veçanti për repartin e Kujdesit Intensiv dhe qendren Emergjente. Dr. Muharrem Krasniqi, për stafin e Spitalit ka qenë mjek i vyeshëm, komunikativ e i respektueshëm nga kolegët”.

Ndër të tjera në përgjigjen e spitalit “Sheikh Zayed” thuhet se doktor Muharrem Krasniqi, ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm.

“Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Anestezionit në QKUK ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri ku ka mbajtur kujdestari në mungesë të anesteziologëve në Kujdesin Intensiv në Spital. Në kuadër të marrëveshjeve për bashkëpunim që kemi si Spital me staf të jashtëm kemi pasur marrëveshje edhe me dr. Muharrem Krasniqin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e rojës kufitare të Ukrainës thotë se rreth 2,200…