Exit poll-i i parë për zgjedhjet në Francë – Macron dhe Le Pen dalin me rezultat të barabartë

10 prill 2022 | 19:36

Exit poll-i i parë në Francë parashikon që Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të marrin të njëjtat vota. Sipas parashikimit të dy do të mblidhnin 24% të votave.

Jean-Luc Melenchon, në pozitën e tretë, do të merrte 19% të votave. Ndërsa, Valérie Pécresse dhe Eric Zemmour do të mblidhnin secili nga 8%.

Në Francën rurale, ku sondazhet sugjeruan se votuesit do t’i drejtoheshin kandidatëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë, ata kishin një pjesëmarrje më të lartë se në zonat urbane, ku presidenti Emanuel Macron konsiderohej favoriti i qartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i madh anglez nuk ka zgjidhur asgjë rreth dilemës…