![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/1D896E69-4EEB-45DF-8D66-6D52F6471E01.jpeg)
Me valixhen bërthamore në funeral / Putin paranojak, nuk e lëshon nga dora
10 prill 2022
| 22:03
Vladimir Putin u pa të merrte pjesë në një ceremoni funerale në Moskë, një ditë më parë, i rrethuar nga roja ushtarake dhe duke mbajtur në dorë, valixhen bërthamore sekrete të Rusisë.
Presidenti rus mbërriti në katedralen Krishti shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultranacionalistin Vladimir Zhirinovski, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
I veshur me të zeza, Putin bëri shenjën e kryqit para arkivolit të hapur të Zhirinovskit, një aleat të ngushtë të tij.