Mos e lejoni të djathtën ekstreme të marrë pushtetin

10 prill 2022 | 22:47

Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, mbajti një deklaratë përpara përkrahësve të tij.

Kjo pas përfundimit të raundit të parë të votimeve dhe daljes së projeksioneve të para.

Macron bëri tirrje për bashkim përtej “dallimeve”.

Ai premtoi një lëvizje të madhe politike uniteti dhe veprimi pas raundit të parë.

Macron foli nga salla 8 e qendrës së ekspozitës Porte de Versailles në Paris.

“Këtë të diel, më 10 prill, ju ishit mbi 36 milionë për të mbrojtur këtë të drejtë të fituar nga gjeneratat e mëparshme që është e drejta e votës dhe falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që votuan për kandidaturën time”, tha ai.

Macron u kërkoi votuesve francezë të votojnë për të për të bllokuar të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit.

“I ftoj të gjithë, përfshirë ata që nuk më votuan në raundin e parë, të mblidhen pas nesh”.

Ai thotë se shpreson të bindë ata që nuk votuan ose që votuan për kandidatët ekstremë.

Por ka theksuar se asgjë nuk është vendosur ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 79:85…