![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/gjg.png)
Ofensiva e re e Moskës për të marrë Donbasin
12 prill 2022
| 10:46
Rusia me të gjitha forcat nis betejën në Lindje.
Gati 50 ditë pas pushtimit të vendit, Rusia ka nisur ofensivën e re kundër rajonit Donbass, duke i përqendruar pothuajse të gjitha trupat në Ukrainën lindore.
Sipas qeverisë ukrainase, trupat ruse lëvizën nga Kharhiv në veri drejt Mariupolit në jug dhe kanë arritur tanimë në rajonin e Lugansk në Donbass lindor.