43 persona kërkuan trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e aksidenteve

12 prill 2022 | 15:20

43 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë katër ditëve të fundit.

“Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë, prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente, ishin, po ashtu, 175 raste ortopedike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja shqiptare me prejardhje nga Peja, Ariana Cena, ka qenë…